Sigal

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg.

Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni “,
” Rrëmbim personi” dhe
” Marrëdhënie seksuale me dhunë ” parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.