Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vijon të rritet por me ritme më të ngadalta.
Në SHBA për të tretën ditë radhazi janë regjistruar më pak se 700 të vdekur nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 657 persona duke e çuar në 98,929 numrin total. Ndërsa të infektuarit nga COVID-19 janë 1,681,418 persona.
Në botë deri më sot janë regjistruar të infektuar me koronavirus 5,594,175 nga të cilët kanë ndërruar jetë 350,531 persona.
Nga vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19 është SHBA-ja me 98,929 të vdekur, e ndjekur nga Britania e Madhe me 37.130 viktima dhe Italia 32.955 të vdekur.
Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 431 mijë e 754 pacientë të shëruar.