Ishte i dehur, zbulon se ka blerë një biletë për Brazil

71
Ndodh ndonjëherë që kur jeni të dehur të flisni në tym pa vetëdije gjëra të pakuptimta. Por akoma më e rrallë është kur ju zgjoheni pas trullosjes që keni kaluar nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe vini re se keni blerë një biletë avioni për në Brazil, duke paguar 520 paund.
Bëhet fjalë për një punonjës banke i cili ka blerë para disa muajsh një biletë të pakthyeshme për në Rio De Janeiro. Në fillim i riu 24-vjeçar mendonte se kishte bërë një gabim të pafalshëm, por me kalimin e kohës kuptoi se ndoshta kjo mund të jetë një mundësi e mirë për një aventurë të re.
Kështu që sa më shumë ta mendonte këtë veprim të tijin, vendosi të bënte gati valixhet e tij dhe u largua. Kur u rikthye ai u tregoi miqve se kishte bërë udhëtimin më të mirë të jetës së tij.
Jo vetëm që vizitoi Rio de Janeiro, por edhe Bahia, Iguazu Falls në Argjentinë dhe gjurmët Inca në Peru. “Kush do ta kishte menduar se atë ditë kur u zgjova pas një nate të lodhshme në disko dhe isha me dhimbje koke, kisha bërë një zgjedhje që fillimisht më dëshpëroi, por që në fakt ishte mundësia për një udhëtim të jashtëzakonshëm”, tha 24-vjeçari.