Irak, dënohen me vdekje 40 persona për masakrat e 2014-ës

473
Iraku ka dënuar me vdekje 40 persona për vrasjen e 1700 rekrutëve ushtarakë në një ish bazë amerikane në vitin 2014. Masakra në kampin Speicher është kryer nga luftëtarët e Shtetit Islamik në kohën kur ka pushtuar të gjithë territorin e veriut të Irakut.
Masakra ndaj kadetëve krysisht shiitë çoi në mobilizimin e milicive Shiite të Irakut në luftën kundër Shtetit Islamik. Shumë prej të dënuarve kanë apeluar vendimet teksa kritika ka pasur edhe nga grupet e të drejtave të njeriut.
Organizata terroriste e Shtetit Islamik ka publikuar foto dhe video duke dokumentuar masakrën e vitit 2014. Në imazhet e tmerrshme shfaqeshin ushtarët të shtrirë me fytyrën në tokë para se të qëlloheshin për vdekje. Shumë varre masive u zbuluan nga forcat qeveritare irakiane kur rimorën nën kontoll zonën, duke përfshirë edhe qytetin e afërt të Tikrit, në vitin 2015.
Dhjetëra persona u arrestuan gjatë ofensivës së qeverisë të akuzuar për përfshirje në krimet masive.
Të enjten, një gjykatë në Bagdad dënoi 40 të pandehur për vrasjen, në bazë të legjislacionit të anti-terrorizmit. Shtatë të pandehurit u liruan për shkak të mungesës së provave, teksa 47 të pandehurit ishin të gjithë irakianë.
Shumë prej tyre ankimuan vendimin me arguementin se nuk kanë qenë afër tikrit në kohën e masakrës, kurse të tjerë thanë se janë detyruar të pranojnë krimin të detyruar nga torturat çnjerëzore.
Sigal