INDONEZI – Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur sot ishullin e Lombokut në Indonezi bën të ditur Instituti Gjeofizik Amerikan.

Epiqendra është lokalizuar rreth dy km nga Loloan, në provincën Nusa Tengara perëndimore në këtë ishull, me një thellësi prej 10.5 km. Për momentin raportohet për të paktën tre viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Mediat ndëkombëtare kanë raportuar se njerëzit kanë dalë të terrorizuar në rrugë, nga frika e shembjes së ndërtesave. Shumë hotele të ishullit, të frekuentuar nga turistë të huaj, për plazhet e bardha dhe ujin e kristaltë, janë evakuuar.

Lëkundja vjen pas një tjetër tërmeti të fortë që goditi ishullin e arkipelagut indonezian në 29 korrik, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.