Hynë të vjedhin , grabitësit puthin të moshuarën në ballë për gjestin e saj! (VIDEO)

581
Sigal

Disa grabitës me sedër, u ndjenë keq kur një grua e moshuar u ofroi atyre paratë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku disa grabitës u futën në një farmaci për të grabitur, kur një grua e moshuar ndodhej aty.

Kjo e fundit ngriti duart lart dhe u dorëzoi atyre paratë që i gjendeshin, shkruan “Daily Mail”.

Në këtë moment grabitësit kthehen nga e moshuara, e cila tashmë ishte pushtuar nga frika.

Ata e puthën në ballë dhe i thanë: “Jo zonjë, nuk i duam paratë e tua”.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën, e cila po bën xhiron e rrjetit.

Pronari i farmacisë, Samuel Almeida u shpreh se grabitësit kanë vjedhur paratë që ndodheshin në farmaci, por kanë refuzuar të marrin ato që kishte e moshuara.