Hidër Buci: Në Shqipëri po kthehen çdo ditë emigrantë, por shteti as i quan shtetas të vet

592
Sigal

INTERVISTA/ Flet Kryetari i Shoqatës Unioni Kombëtar i Emigracionit Shqiptar, Hidër Buci

-Sa emigrant shqiptarë ka sot në Greqi?

– Së pari, emigrantët shqiptarë në Greqi, falë Zotit dhe mbi forcave personale kanë mundur të mbijetojnë vetë me punën  e tyre, pasi u ka munguar së pari, organizimi i kuadruar, interesimi dhe ndihma serioze e dy shteteve, si ajo pritëse ashtu ajo e shtetit amë, ndihmë që për çdo ditë kanë ardhur duke u zvogëluar. Sot, përafërsisht në Greqi të ligjëruar jetojnë e punojnë 580 mijë  emigrantë shqiptarë, pasi dhe shumë të ligjshëm janë larguar në vendet europiane dhe ato perëndimore, kurse nëse marrim për bazë lëvizjet e lira të shqiptarëve me pasaporta biometrike, të ligjëruar dhe të ardhur me pasaporta tre mujore në Greqi, janë afërsisht tek  800 mijë shqiptarë. Këtë e ke të sigurtë, sipas disa statistikave të zyrave të lejeqëndrimeve dhe ato të doganave lëvizëse me pasaportat biometrike.

 -Sa i ndihmojnë ligjet sot emigrantët në Greqi?

-Ligjet që dalin nga Parlamenti grek dhe i paraqiten Parlamentit Europian janë shumë të mira, por nëse do të bësh një kontroll të hollësishëm nëpër zyrat e lejeve të qëndrimeve nuk do t’i gjesh të zbatueshme nga një zyrë apo në një tjetër, por ka dhe habi të tilla, ku në një zyrë që do futet emigranti nuk i gjen ligjet e rregullat si tek njeri nëpunës, ashtu dhe tek tjetri! Nëse, një nëpunës të thotë nuk mundem, tek tjetri mundet t’i plotësosh dokumentet!? Domethënë, gjithçka këtu varet nga shpirti apo kultura e nëpunësit, duke e ndryshuar ligjin sipas dëshirave!?… Nëse një ligj, shkruan për bashkimin familjar në hapësirat mediatike, në zyrat pritëse mundet të gjesh ligje e rregulla për përdorim të brendshëm, ku emigranti nuk mundet ta përballojë… për të shkruar për të tilla ligje, duhet një roman, kjo të shërbejë sa për hyrje në temë. Nëse  është një ligj për leje qëndrimi 10 vjeçare dhe ti si emigrant ke plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara nga zyra e komunës pritëse (DHIMO), ku ligji thotë që po pate plotësuar 5 vjet i ligjshëm me të gjitha rregullat e një emigranti dhe pasi, një emigrant ka marrë veveosin 10 vjeçar, nga prefektura për të marrë (ADHJEN) leje qëndrimin në pasaportë, ata të prefekturës nuk zbatojnë këtë ligj për pesë vjet, por i hyjnë punës për keq se si e si të të bëjnë të paligjshëm duke të llogaritur gjoja një shkëputje përpara 10 apo 15 vitesh dhe të nxjerrin një pengesë kthimi të dokumenteve për marrje leje qëndrimi!? DMTH, që nuk zbatohet ligji i 5 viteve i rregullave, por të bëhet një analizë vetëbllokuese për 10,15 apo dhe 20 viteve vetëm për të të bllokuar.

 Si mbrohen emigrantët në kësi rastesh dhe a zbatohen ligjet për emigracionin?

Këto lloj ngjarjesh, mundet ti diktojë cilido emigrant se; nëse një emigranti i kthejnë dokumentet mbrapa dhe i thonë se je i pa ligjshëm, kjo zbulohet dhe vërtetohet nga avokati mbrojtës, ku po të paguash avokatin, menjëherë këto bëhen të ligjshme!?…. Por, kemi vërejtur se këto bëhen vetëm për shqiptarët, pasi pjesa më e madhe e Ballkanit është në Europë dhe afrikanët e aziatikët kanë disa dokumente të veçanta që mund t’u njihet azili politik!!!….

 Cilat janë problemet më të mëdha të emigrantëve sot?

-Problemi më i madh i emigrantëve shqiptarë në Greqi, sot është vetëm punësimi, pasi ligjet e Parlamentit Grek nuk kanë asnjë mbrojtje të të drejtave të punësimit dhe të kontrollit mbi punëdhënësit, ku punëdhënësit grek nga mos patja frikë e një ligji mbi kontrollin dhe mbrojtjen e punës, kanë shfrytëzuar rrënjën e krizës së madhe duke shfrytëzuar të paligjshmit afrikanë, aziatikë dhe po ata shqiptarë që vijnë me pasaporta biometrike. Këta emigrantë të shfrytëzuar, nga frika e mos pasjes të drejtë të ligjshme për punësimin, pronarët grekë i pranojnë në punë me orë të zgjatura dhe me një pagesë nënvleftësuese, sa për të ushqyer vetveten… Me këtë lloj skandali ligjor të papërgjegjshëm nga ligjvënësit grek, emigrantët e ligjshëm janë larguar nga puna dhe janë shfrytëzuar si të paligjshmit!?  Nga ana tjetër, nëse nuk plotëson ensimat (siguracionin) për 10-11 mijë euro të ardhura vjetore, nuk të pranohen dokumentet e bashkimit familjar, ose ato personale për lejen 10 vjeçare, pasi këtë lloj ligji për ensimat nuk e realizon vetë qytetari, apo punëtori vendali e jo me një i huaj! E veçantë, pasi vetëm në Greqi kërkohen ensima për leje qëndrimi, se në asnjë shtet tjetër nuk kërkohen të ardhurat vjetore. Edhe Sindikatat Greke e kanë bërë problem sigurimin e pullave të sigurimit vjetor, enzimave, por politika greke nuk e ka ndryshuar dhe as ka për ta ndryshuar këtë ligj historik që sjell vetëm pështjellime.

 Cilat janë punët që bëjnë sot emigrantët shqiptarë?

-Punët e sotme që bëjnë shqiptarët janë: bujqësi e blegtori, peshkim, ndërtim gjithmonë në rënie. Aktualisht ka asistencë ( tamia anergjias) 1 vjeçare dhe 10% e ndërtimit në krahasim me ndërtimet e para 5 viteve  dhe asnjë punë tjetër.

 Sa emigrantë shqiptarë janë kthyer sot nga Greqia?

-Në atdhe, sipas verifikimeve jo zyrtare, por përafërsisht sipas analizave tona dhe po ato mediatike, në Shqipëri janë kthyer mbi 200 mijë emigrantë, pasi një pjesë e madhe kanë emigruar në vendet europiane dhe ato perëndimore.

 A ka sot punësim sezonal në Greqi?

-Shqiptarëve emigrantë, sot, u kanë mbetur vetëm punësimet sezonale bujqësore, pasi disa punë të tjera në qytete janë zëvendësuar me të paligjshmit afrikanë e aziatikë që shfrytëzohen në maksimum me orë të zgjatura nga 12-16 orë me një pagesë nga 15-20 euro në ditë, maksimumi…. Emigrantët shqiptarë, gjithmonë kanë dhënë rezultate nga gjitha punët e rënda në Greqi, e veçanërisht në ndërtim e bujqësi, ku vetë ish Prefekti i AMALIADHËS, një zonë më e njohura për bujqësinë greke, deklaroi në Parlamentin Grek se pa shqiptarët, neve nuk mundemi t’i përballojmë punët e bujqësisë, por mos na i luani shqiptarët. Por ndodh e kundërta, pasi politikat ekonomike greke, e veçanërisht mediat greke kanë qenë gjithmonë në uljen e ekspozesë dhe propagandës në favor të mundit e djersës së emigrantëve shqiptarë, ku gjithçka ka qenë e humbur dhe e mohuar.

Kërkesat ndaj Qeverisë “Rama”

1-Të njihet e të zbatohet Statuti i Emigrantit.

2- Zbatimi i marrëveshjeve për njohjen e pensioneve të emigrantëve tanë, që kanë plotësuar kushtet për pension, pasi deri më sot nuk është zbatuar…

3-Zhbllokimin njëherë e përgjithmonë të TOPONIMEVE, të emrave të pasaportave për fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, ku sipas konstatimeve tona është faji i shtetit e i Qeverisë sonë që iku. Një masë shtrënguese për fëmijët e emigrantëve e paprecedent, mjaft më kanë vuajtur ata femijë e prindër!

4-Të njihet e drejta e patentave shqiptare, pasi ato tashmë plotësojnë të gjitha rregullat që kërkon BE.

5- Kërkojmë, që në bazë të ligjit të Parlamentit tuaj, të vendoset votimi i emigrantëve në vendet ku banojnë dhe punojnë.

6- Brenda normave ligjore, të vendoset një ndihmë bankare pa kushte, për emigrantët shqiptarë që kthehen në vendlindje dhe duan të hapin një biznes.