Hahn: Sa më shpejt qeveri e re – të mos minohen marrëdhëniet me fqinjët

63
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Hhn, i shoqëruar nga tre euro-deputetët Kukan, Flekenshtejn dhe Vajgëll, në përfundim të takimeve maratonë me liderët politikë në Shkup, deklaroi qartë se BE-ja kërkon formimin sa më shpejt të një koalicioni të qendrueshëm që do të zbatonte reformat e prapambetura.

Me një ton korrekt ndaj të ashtuquajturës “Platformë të Tiranës” siç e quajnë protestuesit në rrugë, Hahn thekson se “të gjithë duhen të të përmbahen nga çfarëdo veprimi apo deklarate që nxit tensionet ndëretnike ose minon marrëdhëniet e mira të fqinjësisë”. Në komunikatën e përbashkët përsëritet mesazhi direkt ndaj presidentit Ivanov që të tërheq vendimin e tij për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit.