Para se të nisen për udhëtim në det, nënat siriane drogojnë fëmijët

470
Nënat drogojnë fëmijët e tyre që të mos shohin dhe përjetojnë tmerrin e udhëtimit me varka dhe gomone për të arritur brigjet e Europës.
Rruga me rrezikshme nga deti është ajo përmes Egjeut nga Turqia në Greqi, teksa sipas UNICEF në Bashkimin Europian hyjnë mesatarisht çdo muaj 19 mijë fëmijë.
Prindërit rrëfejnë se janë të detyruar të përdorin këto mënyra ektreme për ti mbrojtur fëmijët mbase nga një dramë që mund ti persekutojë gjithë jetën, por ka edhe një arsye tjetër, që të mos bëjnë zhurmë gjatë udhëtimit.
“Para së të hipim në barkë, të gjitha nënat bëjmë diçka. Ato i vënë fëmijët në gjumë me drogë ose ilace të forta pasi nga frika ata qajnë dhe në këtë mënyrë mund të na kapë policia” thotë Venus Fathi nga Irani e cila ndodhet në fshatin serb Berkasovo por që do të vijojë udhëtimin e saj drejt perëndimit të Europës.
Kurse Rasool Husoni, i cili ka udhëtuar më bashkëshorten dhe dy fëmijët nga Afganistani thotë se trafikantët i mbushin gomonet dhe varkat më shumë se dyfishi i kapacitetit që kanë.
Një tjetër arsye kjo për të droguar fëmijët që të mos shohin tmerrin në mes të detit.
Sipas Franceska Bonelit, përfaqësuese e UNHCR-së, dramat janë të ndryshme, ka gra shtazëna që lindin gjatë udhëtimit, të moshuar dhe të sëmurë, por të gjithë preferojnë të rrezikojnë udhetimin se sa të qëndrojnë në vedet e tyre.
Sakaq të gjitha zonat kufitare vijojnë të jenë të tejmbshuhura me klandestinë që presin të trasportohen nga një vend në tjetërin, për të arritur në fund në destinacionin final në gjermnai.
Sipas OKB-së, gjatë këtij viti në Bashkimin Europian kanë hyrë më shumë se 700 mijë klandestinë, 200 mijë prej të cilëve kanë kaluar përmes Kroacisë nga Serbia në tri javët e fundit.
Sigal