“Grusht shtet” në Facebook? Investitorët i kërkojnë Zuckerberg të heqë dorë nga “pushteti absolut”

412
Sigal

Pas kritikave të përhapura të trajtimit nga Facebook të ndërhyrjeve në zgjedhje, lajmeve të rreme dhe skandalit të Cambridge Analytica, investitorët po tregohen gjithnjë e më shumë të frustruar me udhëheqjen e kompanisë.

Madje, sipas mediave të huaja, disa prej tyre kërkojnë hapur zvogëlimin e rolit të Mark Zuckerberg në kompaninë që ka krijuar.

BusinessInsider shkruan se ka intervistuar së fundmi gjashtë investitorë të shquar të pavarur të Facebook-ut të cilët kontrollojnë gjithsej 3 miliardë dollarë aksione dhe “po përpiqen të rrëzojnë Mark Zuckerbergun si kryetar dhe të shkatërrojnë strukturën e qeverisjes së kompanisë”, shkruan tg.

Siç thuhet më tej, të gjithë janë pajtuar se zemërimi midis investitorëve nuk ka qenë më i theksuar më parë.