Greqia nuk do të mund të paguajë këstin ndaj FMN-së në qershor

414
Teksa Greqia e cila po përballet me krizën financiare dhe që shfaq pasiguritë në lidhje me rezultatin e negociatave të vazhdueshme me partnerët europianë në lidhje me riorganizimin e borxhit, ministri i Brendshëm grek, Nikos Voutsis, njoftoi se vendi i tij nuk ka më para dhe se për këtë arsye nuk do të mund të paguajë borxhin ndaj FMN-së në muajin qershor, raporton Anadolu Agency (AA).
Voutsis, në një program televiziv tha se Greqia nga 5 dhe deri me 19 qershor duhet ti paguajë FMN-së 1.6 miliardë euro, por se në kasafortën e qeverisë nuk ndodhet kjo shumë. Vuçis ka shtuar se “këto para që duhet të rikthehen mbrapsht nuk janë dhe nuk do të jepen”.
Ai ka theksuar se shpreson që të arrihet një rezultat pozitiv në negociatat mes Greqisë dhe partnerëve europianë deri në fund të majit dhe u shpreh më tej se qeveria në lidhje me këtë çështje ka vijat e kuqe të saj dhe se kundrejt presioneve të kreditorëve ajo është e vendosur për të mos hedhur hap mbrapa.
Ministri i Brendshëm grek ka theksuar më tej se mes qeverisë greke dhe kreditorëve ka mosmarrëveshje në shumë çështje dhe u shprehu se këto bisedime mund të zgjaten deri në korrik.
Ndërsa Zv.ministri i Brendshëm grek, Nikos Hundis ka pohuar se qeveria e tij nuk dëshiron të shkëpusë lidhjet me partnerët europianë, por ajo nuk do të pranojë asnjë shantazh në lidhje me këtë çështje.
Ai ka theksuar më tej se qeveria në negociatat me kreditorët po përpiqet të sigurojë një marrëveshje në përputhje me programin e saj dhe tha se: “Janë hedhur disa hapa pozitivë, por kjo për arsye të mungesës së vlerës monetare nuk do të thotë se do të pranojmë çdo marrëveshje që do të vijë në tavolinë”.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s, Thanasis Petrakos duke theksuar se qeveria në vend të pagesës së borxhit ka preferuar të përmbushë nevojat e qytetarëve, tha se në lidhje me këtë çështje janë të gatshëm për një “luftë” me kreditorët.
Petrakos duke u shprehur se qeveria nuk do të mund të miratojë një marrëveshje e cila është vazhdimi i memorandumeve ka theksuar se “do të thotë se preferoj të shkëpus lidhjet, të paguaj pagat e administratës dhe të pensionistëve, të paguaj nevojat e shkollave dhe të spitaleve. Nëse kërkon paqe duhet të jesh i gatshëm për luftë”. 
Sigal