Greqi – Tërmet 4.4 ballë, tronditet veriperëndimi i qytetit të Kilkizit

64

Një termet me magnitudë 4.4 është regjistruar sot në Greqinë e Veriut. Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut,  epiqendra e tij ka qenë 40 km në veriperëndim të qytetit, pranë Kilkizit.

Specialistet kanë deklaruar se zona në fjalë nuk karakterizohet nga tërmete të fuqishme, por theksojnë se edhe para dy ditësh në të njëjtën epiqendër kanë ndodhur dy lëkundje me fuqi prej 3.8 ballë.

Deri në orën 14:45 janë regjistruar edhe katër lëkundje të tjera më të dobëta. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale, ndërsa sizmologët ndjekin me vëmendje fenomenin.