Skandalet me pasuritë energjetike dhe odiseja e dosjes së një HEC-i, që po tremb blerësit e huaj

511
Sigal

Arjan ZADRIMA

 

Skandalet me koncesionet e HEC-ve lokalë, paçka se duket
sikur kanë ecuri të mbarë, në fakt kanë probleme, abuzime e skandale të shumta,
deri me krim shkresor e financiar shtetëror. Këto probleme pasqyrohen në
ndryshime projektesh pa miratim të autoriteteve kontraktore dhe të zyrave të
rregullimit të territorit. Ka shitje të koncesioneve edhe tek individë, grupe
individësh e struktura që dyshohet se janë pjesë e mafies së huaj, me lidhje edhe
me nëpunës shqiptarë që kanë kompetenca firmosjeje në emër të shtetit. Ka
falsifikime dosjesh financiare për punimet, madje ka edhe shitje të dytë, të
tretë, të katërt e të njëzetë, që kalojnë “dorë pas dore” brenda e jashtë Shqipërisë,
të realizuara me akte zyrtare false e preferenciale, të “zografisura” prej disa
zyrtarëve të molepsur të shtetit për shokë e shoqe të ngushta. Janë pikërisht
këta
/këto zyrtarë/e të të shtetit që lëshojnë letra nën afshin e
korrupsionit, krimit e përfitimit reciprok, fatkeqësisht të mbrojtur si reale
edhe nga disa punonjës të drejtësisë, duke i kaluar këto koncesione e vepra HEC-esh
në “thonjtë e pisët” të disa batakçinjve edhe ish-ministra e deputetë sekserë, të
cilët kanë përdorur dhe po i përdorin këto HEC-e, si burim fitimi me dallavere dhe
letra false tek të huaj të pa identifikuar e të pa shpallur publikisht sipas
ligjit, paçka se ata janë blerës të koncesioneve të këtyre HEC-ve pasuri
kombëtare strategjike shqiptare! Ky qëndrim i lejuar prej shtetit, ka edhe një
pamje tjetër: Luftën mes bashkëpronarëve, për të zhvatur aksionet e
njeri-tjetrit me dosje false, ku janë implikuar edhe disa individë nëpunës të drejtësisë,
të cilët pas publikimit në media të këtyre skandaleve, po përpëliten të dalin
nga “llumi” i pazareve ku janë zhytur, duke synuar të shkojnë “qelibar”
përballë procesit të “Veting”-ut. Një nga këto raste ka lidhje me një proces
gjyqësor konflikti pronësor për aksionet e “HEC-Niçe” në Velçan të Korçës, për
të cilin dje në Gjykatën e Korçës, duhej të zhvillohej seanca e katërt
gjyqësore, por që dështoi, mbasi nuk u paraqitën pala shqiptare, e cila akuzohet
nga Petrit Kutrolli, për letra false e që i ka shitur ato (siç thuhet 90% të
tyre) dhe pala italiane, që i ka blerë ato, por që emri i mbahet sekret prej ministrisë
së linjës! Ndërkohë që u paraqit vetëm pala Petrit Kutrolli, që denoncon
grabitjen e 50% të aksioneve të tij! Të vërtetën e kësaj dosjeje, do ta zbardhë
e duhet ta zbardhë të plotë drejtësia. Ky rast provon batërdinë që bëhet me këto
HEC-et! Në fillim të kësaj jave, gazeta “Telegraf” publikoi një investigim të
kryer me indicje nga një denoncim shkresor, të bërë personalisht prej
aksionarit ligjor (50%) të “HEC-Niçe” në Velçan të Korçës, zotit Petrit
Kutrolli, me cilësinë e investitorit që nisi ndërtimin e këtij HEC-i qysh prej projektimit,
tenderimit e licencimit, por që (sipas tij) “dallga e dosjeve fiktive e nxori
jashtë pronësisë së kësaj vepre. Ky individ kërkoi nga “Telegraf: të bëhej
publik denoncimi i tij. Pas dosjes së dorëzuar në redaksi, nisëm investigimin
nëpërmjet burimeve tona brenda Ministrisë së Energjisë, brenda organeve të
hetimit të anti-krimit ekonomik-financiar, të strukturave të prokurorisë që kanë
trajtuar këtë dosje dhe për më tepër nga bisedat konfidenciale edhe me sekserët
e sajimit dhe finalizimit të këtij skenari, deri me blerës italianë. E
publikuam këtë rast dhe pa asnjë ndryshim publikuam të plotë edhe reagimin e të
akuzuarës prej zotit Kutrolli! Kjo çështje është futur në ingranazhet e
drejtësisë, duke u rrotulluar me lloj-lloj letrash zyrtare, ekspertimesh,
hetimesh, bilancesh, situacionesh reale e jo reale e deri shitje aksionesh, gjë
për të cilën gazeta ka edhe korrespondencën zyrtare me institucionet ligj-zbatuese
e ligj-kontrolluese, të cilën do të vendos publikisht në ndihmë të drejtësisë