Grabitën mbi 40 shtëpi, arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani

537
Mediat gjermane shkruajnë se 22 shqiptarë janë arrestuar, pasi akuzohen për vjedhje banesash. Bëhet fjalë për azilkërkues të moshës 19-38 vjeç, të cilët kanë vjedhur mbi 40 banesa. Të arrestuarit, të cilët ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Lingenit në Gjermani, banonin në dy shtëpi në Lingen, ndërkohë që vazhdojnë verifikimet për 19 shtetas të tjerë. Tre prej azilkërkuesve, të moshës 21 vjeç, 23 vjeç dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh. Njëri prej këtyre 3 shtetasve është përgjegjësi i më shumë vjedhjeve e njihej si kryehajduti. Policia gjermane ka dyshime se, që nga mesi i muajit majit dhe deri në gusht, ata kanë grabitur më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit.
Në objektiv të vjedhjeve ishin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sendet e tjera me vlerë.
Sigal