Gjuriç: Dialogu, rruga e vetme e bashkëpunimit, të respektohen marrëveshjet

83
Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër, përveçse respektimin e plotë të marrëveshjeve të firmosura në Bruksel me qeverinë e Prishtinës. Zyrtari nënvizoi se Serbia është e vendosur që t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, duke shtuar se asnjë ndryshim i draftit nuk do të pranohet.
“Kemi dërguar një mesazh të qartë në Bruksel dhe në komunitetin ndërkombëtar se duam që marrëveshjet e firmosura gjatë vitit të shkuar të implementohen plotësisht, madje pa pësuar asnjë ndryshim. Unë pres që pala tjetër t’a kuptojë se dialogu është rruga e vetme e bashkëpunimit. Cdo refuzim nga qeveria e Prishinës nënkupton se ata po mbajnë një qëndrim shpërfillës dhe se nuk po e vlerësojnë rëndësinë e vendosjes së stabilitetit në rajon.”
Raundi tjetër i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, është parashikuar të mbahet në Bruksel më datë 27 janar me praninë e Përfaqësues së Lartë të BE-së për politikat e jashtëme, Federica Mogherini. Megjithatë, mediat kosovare kanë raportuar së fundmi se Kryeminsitri Isa Mustafa, do të bojkotojë çdo mbledhje të thirrur nga Bashkimi Europian, deri në liberalizimin e vizave për qytetarët e shtetit të tij.