Gjermania njeh gjenocidin turk në Armeni, reagon Erdogan

86
Bundestagu, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, ka votuar thuajse në unanimitet një mocion që njeh gjenocidin e popullit armen nga ana e forcave turke otomane në vitin 1915. Rezoluta është prezantuar nga blloku konservator i kancelares Angela Merkel së bashku me socialdemokratët dhe të gjelbrit.
Por vendimi ka shkaktuar zemërimin e Ankarasë zyrtare, e cila e ka cilësuar “seriozisht të dëmtuar” marrëdhënien mes Gjermanisë dhe Turqisë.
Mocioni, i cili kaloi në mazhorancë në plotë me mbështetjen e të gjitha partive të Bundestagut, ishte konsideruar “një test i vërtetë i miqësisë” nga kryeministri turk Binali Yildirim.
Kancelarja, Angela Merkel, nuk mori pjesë në votim, por partia e saj Kristian Demokrate dhe partnerët e koalicionit të gjithë votuan pro rezolutës. Dokumenti përban fjalën genocid në titullin kryesor dhe në tekst, ku fajëson forcat osmane për masakrën e viti 1915. Por në rezolutë shkruhet gjithashtu se edhe vetë shteti gjerman duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, pasi në atë kohë Gjermania ishte aleate e Perandorisë Osmane bashkë me shtete të tjera. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se rezoluta ka rrezikuar dëmtimin e lidhjeve midis vendeve. Turqia ka tërhequr Ambasadorin e saj në Gjermani “për konsultime”.