Gjermani: Skena tmerri në një kamp azilkërkuesish

59
Forcat speciale gjermane u detyruan që të qëllojnë një azilkërkues në kampin e ngritur në Bonn-Endenich, pasi ai nuk pranoi të ulte një thikë që mbante në dorë. Azilërkuesi nga Guinea, 23 vjeç, ishte zënë me një tjetër azilkërkues dhe e kishte plagosur. Pas kësaj u desh ndërhyrja e forcave speciale SEK. Ata e neutralizuan azilkërkuesin. Ai gjendet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në këtë qendër azilkërkuesish jetojnë 200 persona nga gjashtë vende të ndryshme.