Gjermani, Rama pritet me ceremoni shtetërore nga Merkel

547
Sigal

GJERMANI – Për herë të parë pas shumë vitesh mungesë të takimeve në nivel të lartë të ekzekutivit shqiptar me kancelari të rëndësishme, kryeministri Edi Rama takon në Berlin, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kreu i qeverisë ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Gjermani, në një vizitë zyrtare, ndërsa gjatë së mërkurës do të zhvillojë takim me eurokomisionerin Stefan Fyle në Bruksel. Kancelarja i rezervoi Kryeministrit të Shqipërisë një pritje të nivelit më të lartë protokollar, në Kancelarinë gjermane ku do të ketë dhe një ceremoni të nderimit ushtarak. Më pas do të zhvillohet takimi dypalësh mes zotit Rama dhe zonjës Merkel, që do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve. Në vijim, rreth orës 13:15, parashikohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar dhe Kancelares gjermane. Gjatë qëndrimit në Berlin, në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri Rama u takua me kryetarin e Bundestag-ut gjerman, ndërsa do të zhvillojë një takim dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm edhe me Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë. Në mbrëmje, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman.