Sigal

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në jug të Kinës, ku një burrë është arrestuar, pasi ka hedhur nga një shkëm bajzën e tij, bebe të sapolindur.

Një ngjarje që të kthen pas në arabinë e para 1400 vitesh. Mediat raportojnë se kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte i dëshpëruar se përse nuk kishte lindur djalë.

Burri mori të voglën 6 orë pas lindjes në një spital në Gaozhou, provincën Guangdong dhe pasi e ka futur në një çantë najloni e ka hedhur atë nga një shkëmb. Fatmirësisht vajza mbijetoi mrekullisht. Ajo kishte mbetur për 12 orë e varur në një degë peme dhe u shpëtua.

Mediat thonë se që ka qenë qendra shëndetësore që ka lajmëruar zhdukjen e vajzës, dhe pasi u dyshua tek i ati, policia e ka marrë në pyetje, ndërsa ai ka pranuar gjithçka dhe ju ka treguar vendin ku e kishte hedhur.