Gjermani, del nga korsia e tij, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje me një tjetër makinë

94

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Waldburg në Gjermani një 18-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

Sipas mediave gjermane, i riu shqiptar me iniciale B.R., u përplas me një makinë tjerët pasi në një çast shpërqendrimi kishte humbur kontrollin e makinës dhe kishte kaluar në korsinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, 18-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjerët e familjes tjetër u plagosën rëndë dhe u nisën me urgjencë në spital. Brenda saj ishin 4 persona, 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tyre, 12 dhe 10 vjeç.