Gazetari sulmohet nga lemurët gjatë raportimit

576
Një gazetar i BBC është rrethuar nga lemurët kur po përpiqej të bënte një raportim nga kopshti zoologjik Banham.
Kafshët nuk i shkaktuan asnjë lëndim serioz por kënaqeshin duke iu hedhur në krahë vazhdimisht.
Për një moment ai u ankua pasi disa prej tyre e kafshuan pak, por filloi të qeshte dhe nuk u shqetësua.
“Jam në një kopsht zoologjik për të bërë kontrollin ditor të kafshëve,” – e filloi gazetari raportimin dhe pastaj filluan sulmet nga lemurët.
Nuk arriti ta përfundonte pa lëvizur, por shtoi se pjesa më e bukur e punës është numërimi i lemurëve.
Sigal