Protesta gjatë ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë, arrestohet një person

483
Një grup qytetarësh janë mbledhur pranë Kishës Ortodokse të qytetit të Gjakovës për të ndaluar ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse .
Gjakovarët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serbë pasi sipas tyre janë persona që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës ku u bënë shumë krime gjatë 99-ës.
Të pranishme në vendngjarje janë dhe Policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të njësisë speciale që po ndalojnë protestuesit.
Pas ndërhyrjes policia ka mundur t’i largojë protestuesit nga hyrja e Kishës.
Mediat kosovare raportojnë se është arrestuar një prej protestuesve
Sigal