Garës për president të SHBA-ve, pritet t’i shtohet dhe Biden

429
Gara për kandidatin për president brenda partisë demokrate në SHBA pritet të jetë e fortë, pasi në Uashington po flitet përherë e më shumë se zëvendëspresidentin Joe Biden do të kërkojë të jetë pjesë e saj.
Nëse Biden hyn në garë, ai do të ndeshej me një tjetër zyrtare të rëndësishme të presidentit Obama, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, e cila aktualisht është kandidatja kryesore demokrate në garën presidenciale të zgjedhjeve të vitit 2016. Biden ka zhvilluar një drekë private me Presidentin Obama, duke shtuar zërat për garimin e mundshëm të zëvendëspresidentit.
Obama nuk ka mbështetur ndonjë kandidat të mundshëm presidencial të Partisë Demokrate dhe ai ka vlerësuar vazhdimisht si zëvendësin e tij ashtu edhe zonjën Clinton.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Obama mund të jepte pëlqimin për njërin prej kandidatëve në zgjedhjet e parakohëshme presidenciale, por me siguri, që ai do të mbështeste cilindo që do të jetë kandidati i emëruar nga Partia Demokrate.
Ai tha se në vitin 2008, kur zgjodhi zotin Biden si zëvendëspresident, Obama pati thënë, se ai ishte “vendimi më i zgjuar, që kishte marrë në jetën e tij politike.”
teknike dhe pas takimit minsitrja për dialog Edita Tahiri tha për mediat kosovare se u arrit marrëveshja që barrikada mbi lumin Ibër apo i ashtuquajturi “Park i Paqes” do të hiqet me 1 tetor.
Sot, sipas Tahirit është biseduar edhe për Energjinë dhe Asociacionin e Komunave Serbe. Për të parën Tahiri tha se do të bisedohet më gjerësisht sot në takimin e kryeministrave, ndërsa për të cështjen e asociacionit ajo tha se ka pasur përparime.
Sigal