Francë, Greenpeace jep alarmin për sigurinë e centraleve bërthamore

528
Disa ekspertë të dërguar nga “Greenpeace” paralajmërojnë mbi hendeqet e sigurisë në centralet bërthamore franceze në rast sulmi apo veprimesh keqdashëse, sipas një raporti të përmbledhur të OJQ-së të publikuar të martën.
Këta ekspertë (Francë, Gjermani, Britani e Madhe dhe SHBA), specialistë në mbrojtjen bërthamore, sigurinë, mbrojtje radioaktive dhe ekonominë, dhanë alarmin pas analizimeve të centraleve në Franë, shkruan atsh.

Parku bërthamor francez, që numëron aktualisht 58 reaktorë në aktivitet, është i dyti më i madhi në botë dhe fuqi, pas atij në SHBA dhe garanton 75 për qind të prodhimit të elektricitetit në Francë.

Për arsye sigurie, versioni i plotë i raportit nuk do të publikohet por do t’i dorëzohet sot drejtorit të përgjithshëm të “Greenpeace France” dhe përgjegjësve të lartë të ngarkuar me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sigal