FOTO/ Fëmijët kurdë të djegur dhe shpërfytyruar nga helmi, Turqia akuzohet se ka përdorur armë të palejuara

111

Turqia ka kryer ofensiva ushtarake në territorin e Sirisë, ndërsa në fokus të sulmeve kanë qenë kurdët, duke mos kursyer as fëmijët.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të fëmijëve të djegur me armë kimike, që sipas vendasve, nuk lejohen që të përdoren në luftë, në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Ata theksojnë se turqit kanë përdorur napalm dhe fosfor të bardhë, pasi ndeshën në rezistencën e paraushtarakëve kurdë, sidomos në qytetin e Ras al Ayn. “Agresori turk po përdor të gjitha armët e mundshme kundër Ras al Ayn”, thuhet në deklaratë.

Pasojat janë shkaktuar gjatë sulmeve të ditëve të para të Turqisë ndaj kurdëve në Siri, ndërsa pas thirrjes së Trump, SHBA dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për paqe për 5 ditë.