Foto e vitit nga UNICEF, ulërima e fëmijëve sirianë

668
Është Gushti i vitit 2015. Qindra e mijëra emigrantë kërkojnë të thyejnë kordonin e policisë në kufirin Maqedoni-Greqi. Dëshira të hyjnë të Europë, larg luftës që po i vret cdo ditë. Unicef Deutschland ka vlerësuar këtë foto me çmim të parë mes shumë imazheve që dëshmojnë odisenë e fëmijëve të refugjatëve të luftës. “Duhen dhe imazhe të tilla që bota të kuptojë tmerrin që po përjeton një vend në luftë, tmerrin që po përjetojnë njerëz që u mbyllet dera”. Konkursin e fitoi fotografi maqedonas, Georgi Licovski i agjencisë, Epa. «Dilema dhe përgjegjësia e Europës” është tema e kësaj fotografie shpjegon Daniela Schadt. Unicef bën të ditur se cdo dy sekonda një fëmijë vjen në jetë në një vend të përfshirë nga konflikti apo lufta. Vetëm në vitin 2015, 16 milionë fëmijë lindën në zonat e përfshira nga konfliktet.
2-«Ku flenë fëmijët sirianë». Kjo foto fitoi vendin e dytë dhe i përket fotografes suedeze, Magnus Wennman, të së përditshmes ‘Aftonbladet’. Në fokus është një vajzë, quhet Lamar, është vetëm 5 vjec që fle në pyjet e Serbisë. Një pushim i shkurtër i një udhëtimi të gjatë të nisur që nga Siria e luftës.

3-«Ja cfarë duhet të durojnë fëmijët». Vendi i tretë i takon fotografes amerikane, Heidi Levine. Ajo jeton në Jeruzalem dhe në fokusin e aparatit ka një fëmijë 5 vjec që ka bërë disa operacione në sajë të plagëve që ka marrë gjatë një bombardimi. Krah tij është i ati, që ka humbur krahun gjatë konfliktit në Gaza. Në atentat vdiq nëna e fëmijës dhe 4 motra e vëllezër.

4-Këtë vit juria e UNICEF seleksionoi 909 shkrepje nga 75 fotografë që realizuan foto në 30 vende. Në këtë foto është një vajzë e vogël afgane. Fotografja afgane Rada Akbar dëshmon Heshnat, 8 vjec, pas shkolle detyrohet të punojë si shitëse ambulante.

5-Kurse kjo foto sjell një tjetër realitet. Një fotograf suedez, Johan Bävman dokumenton jetën e cdo dite të një babai që ka zgjedhur të marrë lejen 6 muaj, pas lindjes së bebit nga e shoqja.

6- «Arrati përmes telave me gjemba dhe bombave”. Foto nga fotografi turk Bülent Kiliç, i agjencisë Afp. Ky imazh është një dokumentar më vete i tragjedisë siriane, në kufi me Turqinë.
7-Foto nga Adriane Ohanesian, e SHBA. “Lufta e harruar”, kështu e quan fotografja këtë fotografi që ekspozon një vajzë në Darfur.

Sigal