FOTO/ Anëtarët e KLD vizitë zyrtare në Këshillin Gjyqësor turk, takohen me kryeprokurorin

602
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare tre ditore me ftesë të Këshillit Gjyqësor Turk zhvilluan takime me drejtuesin e këtij Këshilli zotit Mehmet Yilmaz dhe anëtarët e tjerë.
Pjesë e kësaj tryeze u bë Gjin Gjoni, në cilësinë edhe të Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor, si dhe anëtarët Gerd Hoxha, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe përfaqesues të tjerë të këshillit.
Gjithashtu anëtarët e këtij këshilli u pritën në takim zyrtar nga Prokurori i Përgjithem i Turqi Z. Mehmet Akarca, anëtarin e Këshillit të Shtetit dhe presidentin e akademisë gjyqësore Z. Yilmaz Akçil, me drejtues të Gjykatës së Lartë Z. Bilgim Basharan dhe nga zv ministri i Drejtësi së Turqi. Gjatë takime bilaterale u trajtuan çështje të bashkëpunimit reciprok, reformat legjislative, ndryshimet kushtetuese, krijimi i institucioneve te reja, bashkepunimi ne fushen e terrorizmit, luftës kundër drogës, bashkëpunimi në fushe e ndërsjelltë juridike, ekstradimet dhe si forcimi i veprimtarisë në kundër të bashkëpunimit bilateral por edhe të rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të këshillave Gjyqësor.
Sigal