Greqi, kapet gjysmë ton drogë e importuar nga Shqipëria

463
Policia e Kosturit asgjëson rreth gjysmë toni drogë të importuar nga Shqipëria

Në Greqi policia e Kosturit ka asgjësuar një sasi të madhe droge, me origjinë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për sasira drogash që janë sekuestruar gjatë katër muajve të fundit, në operacione ku kanë arrestuar trafikantë shqiptarë dhe grekë.

459 kg kanabis, 16 kg heroinë dhe më shumë se një kilogram kokainë, janë djegur në furrnaltat e një termocentrali në qytetin Ptolemaida.

Djegia u bë në prani të një komisioni që kryesohej nga zëvendësprokurori i Kosturit.
Sigal