FMN kritikon marrëveshjen që liderët e Eurozonës i ofruan Greqisë

493
Kreditori kryesor i shtetit helen ka deklaruar se borxhi publik i Greqisë është bërë “tërësisht i paqëndrueshëm” dhe për rrjedhojë duhet më shumë lehtësim. Redaktori ekonomik pranë BBC, Robert Peston deklaroi se kritikat e Fondit ishin të ashpra. FMN sugjeroi opsione që përfshinin edhe rishkrimin e borxhit, një lëvizje kjo e kritikuar ashpër nga kreditorët e tjerë. 
Parlamenti grek duhet të miratojë ndërkohë 4 klauzola të legjislacionit brenda së mërkurës. Është kërkesa e parë që rrjedh nga marrëveshja, e arritur të hënën pas shumë orë negociatash. Masat, që hasin rezistencë nga deputetët e partisë së kryeministrit Alexis Tsipras, përfshijnë rritje të taksave dhe shkurtim të pensioneve.
Greqia i detyrohet mbi 10 për qind të borxhit të saj FMN-së. ajo tashmë ka kaluar dy afatet për shlyerjen e tyre dhe është vendi i parë i BE-së që ka bërë një veprim të tillë. Peston thotë se qëndrimi i FMN-së e bën edhe më të vështirë për Tsipras përpjekjen për të bindur parlamentin e Athinës të mbështesë masat. 
Sigal