Tsipras mbron marrëveshjen në të cilën nuk beson as vetë

468
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pranoi as ai vetë nuk beson në marrëveshjen e të hënës në Bruksel, por tha se e nënshkroi atë vetëm për të mbrojtur sistemin bankar grek dhe kursimet e popullit.
Në një intervistë për televizionin shtetëror helen, Kryeministri që deri dje shihej si heroi modern i Greqisë, pranoi se duhej të dorëzohej përballë presionit.
Tsipras: “I marr plotësisht përsipër përgjegjësitë e mia, përgjegjësinë për faktin se firmos një tekst në të cilin nuk besoj, por jam i detyruar të vë në zbatim. Nuk kam ndërmend t’i bëj bisht përgjegjësive, sepse tani është e rëndësishme që të sigurojmë vendin dhe klasën punëtore, në mënyrë që ato të mos pësojnë katastrofë ekonomike, si dhe sigurinë e bankave dhe depozitave të njerëzve”.
Në bisedën e gjatë televizive dhënë të martën pak orë para votimit në parlament të masave shtrënguese, Tsipras pranoi se me këtë imponim të kreditorëve ka humbur më së shumti demokracia, pasi vota popullore u hodh poshtë.
Sigal