FMN-ja kërkesë për rikapitalizim të bankave greke

488
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon një rikapitalizim të plotë të bankave greke dhe të ndryshimeve në qeverisjen e tyre. Kërkesa e FMN-së disa ditë nga verdikti i autoritetit evropian të mbikqyrjes bankare. “Një rikapitalizim i plotë i sektorit bankar në Greqi që përfshin masat ambicioze në sektorin financiar për riforcimin e qeverisjes së bankave dhe për analizimin e kredive të dyshimta është thelbësor për rikthimin e besimit”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice.

Autoriteti evropian i mbikqyrjes bankare do të publikojë të shtunën rezultatet e auditit të katër bankave greke të gjykuara në vështirësi financiare (Banka Kombëtare e Greqisë, Eurobank, Alpha Bank dhe Banka e Pirreut) duke përcaktuar shumat e nevojshme për shpëtimin e tyre.
Sigal