Fitojnë më shumë se 20 gra në zgjedhjet historike në Arabi

476
Më shumë se 20 gra kanë fituar zgjedhjet lokale në Arabinë Saudite, që do të thotë kanë marrë një post si këshilltare bashkiake pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e shtunë. 
Ky rezultat vjen pasi Mbretëria Arabe hoqi pengesat ndaj grave për të marrë pjesë në zgjedhje.
Në total ishin 978 gra të regjistruara si kandidate dhe 6000 meshkuj. Në votime sipas të dhënave morën pjesë rreth 130.000 gra, në krahasim me 1.35 milionë meshkuj.
Vendimi për të lejuar gratë të marrin pjesë në votim u mor nga Mbreti Abdullah, i cili vdiq në janar dhe është parë si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tij. 
Ai ndërmori dhe hapa të tjera, duke dërguar shumë vajza në universitet dhe nxiti punësimin e tyre. Një tjetër kufizim ishte se kandidateve femra nuk u lejohej t’iu adresoheshin votuesve meshkuj në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë fushatës zgjedhore. 
Zgjedhjet, të çfarëdolloji në Mbretërinë Saudite janë të rralla. Ato të së shtunës janë të tretat në histori. Zgjedhje nuk ka pasur për një periudhë 40-vjeçare prej vitit 1965 deri në 2005. 
Sigal