Financial Times: Ja se si SHBA po financon në mënyrë indirekte ISIS

519
Financial Times ka pohuar se mercenarët e dërguar nga SHBA po financojnë luftën e ISIS. E përditshmja britanike ka deklaruar se ISIS, përveç burimeve financiare nga shitja e veprave të artit apo dëmshpërblimet nga pengjet, ka fituar vetëm vitin e fundit 500 mln dollarë nga shitja e naftës. Klienti kryesorë të tyre është Free Syrian Army, rebelët e stërvitur nga CIA që blejnë karburant për mjetet e tyre pikërisht nga ISIS. Në hetimin e kryer nga FT tregohet se si të ashtuquajturit rebelë që “luftojnë” ISIS janë të “detyruar” të blejnë naftë pikërisht nga ata. “Është një situatë që të bën të qash dhe të qeshësh. Por nuk kemi zgjedhje tjetër. Askush nuk na furnizon me naftë”, ka thënë një rebel. Ndërkohë, FT ka zbuluar se çdo ditë xhihadistët fitojnë 1.5 mln dollarë nga shitja e naftës. Sipas FT, sulmet e koalicionit të SHBA kanë bërë shumë pak për të luftuar ISIS dhe mund të konsiderohen një dështim. 
Sigal