Festa e ujit të bekuar, ortodoksët rusë zhyten në ujin e akullt

475
Ortodoksët rusë në qytetin e Sochi janë hedhur në ujërat e ftohta akull në detin e zi, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, për të festuar ditën e ujit të shenjtë. Mbi 3 mijë vetë u mblodhën bashkë në detin e zi për të marrë pjesë në meshën e shenjtë në katendralen “Holy Trinity” për të marrë më pas guzimin për tu hedhur në ujin e ftohtë, pavarësisht temperaturave disa gradë nën zero. Për ta, noti dhe zhytja në ujë në këtë ditë është e shenjtë dhe një simbol i pastrimit të shpirtit dhe bekimit. Fillimisht ata u zhveshën dhe hyjnë në ujë. Ky ritual përkujton dhe nderon edhe pagëzimin e krishtit në lumin Jordan apo atë që njihet si epifania, që ë kishën ortodokse ruse celebrohet më 19 janar, në mes të dimrit të gjatë rus.

Tradicionalisht epifania nis festimet një natë përpara 19 janarit. Duke u larë në këtë ditë, besimtarët simbolikisht lajnë mëkatet e tyre. Shumë prej tyre, hidhen në ujin e ftohtë në këtë ditë, edhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Nga gadishulli “Kamchatka” në lindjen e mesme Ruse, në zemër të Moskës, cdo vit besimtarët përballen me këtë traditë për tu hedhur në ujin me temperatura ku në disa zona, si në Siberi, arrijnë deri në -50 gradë celcius. Ata që u zhytën në ujërat e Sochit ishin më me fat pasi temperaturat ishin vetëm -20 gradë celcius, është për këtë rajon një rekord në 40 vitet e fundit. Në këtë liqen, beskimtarët ortodoksë janë zhytur në ujërat deri në -25 gradë.

Fillimisht u ngjitën sipër poduimeve për tu lëshuar më pas në liqen, për të larë mëkatet e për të pastruar shpirtin. “Ky është ndricimi. Ndihem sikur po fluturoj. Dhe me thënë të drejtën, nuk është aq ftohtë sa mendoja. Duket tmerrëssht ftohtë por ja si po qëndroj unë, nuk kam edhe aq ftohtë” tha një person, që përshkruan se si ndihet pasiështë hedhur në ujin e akullt për të tretin vit rradhazi. Një tjetër banor rus, Alexei Ivanov, thotë: “Ky është besim. Ne besojmë se ky ujë i shenjtë dhe banjo në të do të na e bëjë jetën më të lehtë përgjatë të gjithë vitit në vijim”. Vera Usik shprehet: “Lumturi, shëndet dhe bekim. Më e rëndësishja është shëndeti dhe adhurimi për zotin. Ky është nderim që ne i bëjmë zotit dhe vehtes”.
Sigal