Ferri pushton sërish, rikthehen temperaturat 40°C nga e marta në gjithë Evropën

115

Evropa do të goditet nga një valë tjetër e nxehtë javën e ardhshme, pasi parashikuesit paralajmërojnë se temperaturat mund të kalojnë 40 gradë Celsius.

Vetëm muajin e fundit, Evropa luftoi për të përballuar temperaturat e larta në të gjithë kontinentin, gjë që shkaktoi zjarre në Spanjë , Francë dhe Gjermani .

Temperaturat më të larta në Evropë do të shihen në pjesën jugore të Francës, ku mund të arrijnë deri në 39 gradë C-40 gradë Celsius.

Fushat e Algarve dhe Costa Del Sol në Spanjë mund të përjetojnë rritje temperaturash deri në 35 gradë Celsius.

Parashikimi i frikshëm i motit ka shkaktuar frikë se Evropa mund të zhytet në një krizë edhe më të thellë të thatësirës pas vuajtjes që kaloi muajin e kaluar.

Javën e ardhshme pritet një tjetër rekord porsa i përket temperaturave të larta të kësaj vere të cilat nuk përsëriten prej shumë vitesh.

Meteo France, agjencia kombëtare e motit vendase në Francë, tha se shumica e zonave të vendit do të godasin 35 gradët Celsius duke filluar nga e marta e javës së ardhshme.

Parashikimi vjen vetëm disa javë pasi Franca regjistroi temperaturat më të nxehta ndonjëherë thuajse deri në 46 gradë Celsius në Gallargues-le-Montueux.

Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke gjithashtu muajin e kaluar regjistruan thuajse temperaturat më të larta ndonjëherë.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se vera e 2019-të është në rrugën e duhur për të qenë ndër vitet më të nxehta në botë dhe 2015-2019 do të ishte periudha më e nxehtë pesëvjeçare e cila ka shënuar një rekord botëror.