Sigal

Falë Fejsbukut, qindra gazetarë kanë humbur vendet e punës dhe lexuesit kanë braktisur gazeta e revista, shkruajnë Alexis Madrigal dhe Robinson Meyer në një artikull për “The Atlantic”.

Një padi e re e ngritur nga kompani reklamash të dëmtuara, hedh akuzën se për vite të tëra “Fejsbuku ka mbivlerësuar në mënyrë skandaloze suksesin e videove të postuara në rrjetin e vet social”.

Bazuar në të dhënat që ata kishin marrë nga Fejsbuk, organizatat e lajmeve ndoqën premtimin e videove në rrjet. “Ndërkohë që kompanitë mediatike përpiqeshin dëshpërimisht që të bënin atë që u kërkonte Fejsbuku, shumë prej tyre morën vendimin shkatërrimtar që të ‘hidheshin tek videot’”. Prandaj e shkurtimet e stafeve: 70 tek Fusion.com, 60 tek Vice.com, 25 atekt Mic.com – të gjitha organizata mediatike që shkurtuan gazetarë dhe redaktorë për t’u fokusuar tek videot.

Ndërkohë që lajmet me tekst u zhdukën, po kjo gjë ndodhi edhe me audiencat. Tre muaj pasi kaluan tek videot, FoxSports.com kishte humbur 80 përqind të audiencës.

Në vend që të investonin për përmbajtjen, faqet e lajmeve u fokusuan tek marifetet.

“800 mijë njerëz panë disa pjesëtarë të stafit të BuzzFeed që shpërthenin një shalqi” live në Fejsbuk. BuzFeed nuk e përsëriti më kurrë atë sukses. Edhe po të kish ndodhur, nuk do të kish patur rëndësi. Fejsbuk e transformoi “news feed”-in e tij në një grumbull videosh, por reklamuesit nuk erdhën kurrë. Ata nuk ishin të interesuar për njerëz që bëjnë Pazar duke shtypur hundën në vitrina, të cilët i shihnin videot e Fejsbukut jo më shumë se 3 sekonda, përpara se të largoheshin.

Në nxitimin e vet për të ndryshuar median, “Fejsbuku përfundoi duke e shndërruar hapësirën e informacionit në një landfill për mbeturina”.