I nxehti “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet e Luftës së Dytë Botërore

159
Sigal

Thatësira më e madhe e regjistruar në kontinentin europian në vite ka ulur nivelin e lumit Danub. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në një shekull, ndërsa mbetjet e dhjetëra anijeve luftarake gjermane të fundosura pranë qytetit të Prahovës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqe.

Këto anije, të mbushura me eksplozivë, ishin ndër qindra të mbytura në Danub në vitin 1944 ndërsa flota gjermane e Detit të Zi u tërhoq përballë forcave sovjetike që avanconin. Edhe sot e kësaj dite, anijet e mbytura ende pengojnë lundrimin në lumë kur niveli i ujit bie.

NOA

I nxehti “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet e

Thatësira e këtij viti, për të cilën shkencëtarët thonë se është pasojë e ngrohjes globale, ka nxjerrë më shumë se 20 mbetje të këtyre anijeve në një pjesë të Danubit në Serbinë lindore. Disa nga këto anije përmbajnë tonelata municione dhe eksplozivë dhe konsiderohen si rrezik për lundrimin. “Flota gjermane la pas një fatkeqësi ekologjike që na kërcënon ne, banorëve të Prahovës”, komentoi 74-vjeçari Velimir Trailoviç, një banor në pension i qytetit, i cili ka shkruar një libër për anijet.

Punëtorët në industrinë vendase të peshkimit janë gjithashtu të rrezikuar.

I nxehti “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet e