Europa “përvëlohet”, kurse ky shtet mbulohet nga akulli

518
Sigal

Ndërkohë që në disa shtete të Europës janë shënuar temperaturat më të larta për muajin Qershor, të paktën 40 gradë Celsius, në kontinentin amerikan ka ndodhur një fenomen i pazakontë. Konkretisht, në Meksikë janë krijuar shtresa akulli.

Qyteti meksikan Guadalajara u godit nga një stuhi e madhe breshëri duke krijuar një shtresë të trashë akulli. BBC raporton se shtresa e akullt është rreth 1.5 metra, ndërsa shumë makina janë shkatërruar dhe janë bllokuar. Autoritetet lokale nisën pastrimin e rrugëve të qytetit. Janë raportuar disa zona të përmbytura dhe pemë të rrëzuara, por deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Para kësaj situate, ky qytet përballej me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Banorët thonë se stuhitë e breshërit kanë goditur edhe herë të tjera qytetin, por rrallë se është krijuar kjo gjendje. 200 shtëpi janë dëmtuar, kurse Guvernatori i shtetit e cilësoi “situatë të pabesueshme” këtë ndryshim drastik të klimës.