Identifikohen dy kamikazët e tjerë që kryen sulmet në Paris

488
Prokurori i Parisit Francois Molins ka identifikuar 2 kamikazë të tjerë të sulmit të së premtes ku mbetën të vrarë 129 persona.
Emrat e tyre janë Ahmad Al Mohammad dhe Samy Amimour.
Al Mohammad hodhi veten në erë pranë stadiumit ku luhej Francë-Gjermani “Stade de France”. Ai lindi më 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë, nëse pasaporta që u gjet pranë trupit të tij është origjinale.
Foto e tij u nxorr edhe më parë nga mediat serbe, greke e kroate.
Sipas Ministrit grek të Emigracionit, Janis Mouzalas, ky person kishte hyrë në Greqi sëbashku me 198 refugjatë të tjerë nga Turqia me varkë. Në Leros të Greqisë, atij iu morën gjurmët e gishtërinjtve dhe iu dha një dokument që e lejonte të qëndronte në Greqi për 6 muaj dhe të kërkonte azil atje.
Por në vend që të qëndronte, ai kaloi disa ditë më vonë nga Maqedonia në Serbi, thotë ministri.
Ndërsa një zëdhënëse nga Ministria e Brëndshme në Kroaci tha se Ahmed Almuhamed ishte regjistruar në kampin e refugjatëve Opatovc në Kroaci më 8 tetor, dhe nga aty kishte kaluar në Hungari e më pas Austri.
as
Al Mohammad
Ndërsa Amimous ishte një nga kamikazët në teatrin Bataclan. Ai lindi më 15 tetor 1987 në Paris. Jetonte në periferinë veri-lindore në Drancy të Francës.
Sigal