Goditi me thikë bashkëshorten, bie në pranga pas 10 ditësh 43-vjeçari

500
Sigal

Dhjetë ditë pasi tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, policia e Krujës ka vënë në pranga 43-vjeçarin me iniciale G.Gj.

Policia thotë se “kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka  tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, A.Gj duke e qëlluar disa herë me thikë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.