Emigrantët sulmojnë policinë në kufirin Maqedoni–Greqi

207
Një grup personash të cilët evidentohen si emigrantë ekonomikë, të cilët janë lejuar të hyjnë në Maqedoni për shkak të bllokimit të kufirit, sot kanë përdorur dhunë ndaj policisë së Maqedonisë. Këto persona të cilët vijnë dhe gjenden në territorin grek, kanë gjuajtur me gurë ndaj policisë së Maqedonisë dhe kanë tentuar drejtpërdrejtë dhe nga afër ta sulmojnë policinë me përdorimin e sendeve të ndryshime. Sipas informacioneve fillestare nga terreni, gjatë kësaj forme të dhunës nga ana e personave nga ana tjetër e kufirit janë lënduar disa policë të Maqedonisë. Nga ana e ekipeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë u është dhënë ndihma e parë tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

“Jemi të befasuar nga kjo formë e dhunës, duke pasur parasysh se kufiri është i hapur. Përsërisnim se vendimet tona për dinamikën e fluksit, ku lëshohen për transit vetëm persona të cilët vijnë nga rajonet të cilat janë përfshirë me konflikte luftarake, janë kushtëzuar nga vendimet e vendeve të tjera nga ruta të cilat i lëshojnë vetëm këtë kategori të migrantëve. Nuk ka asnjë arsye për sjellje të dhunshme. 

Përsërisim se rrethoja shërben si pjesë nga masat tekniko-taktike për orientimin e personave drejt pikave të kontrollit për shkak të regjistrimit dhe trajtimit human, që të mos ndodhin lëshime për shkak të regjistrimit joadekuat të cilat mund të dërgojnë drejt pasojave të padëshiruara të sigurisë”, thotë një burim i lartë nga Qeveria. Ekspertët nga sfera e sigurisë për MIA-n vlerësojnë se nuk përjashtohen që këto forma të dhunës mund të jenë motivuara nga provokuesit mes emigrantëve të cilët kanë axhendë të fshehur apo të dyshuar.