Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak u lirua dhe është larguar nga spitali ushtarak në Kajro, ku ai kaloi pjesën më të madhe të gjashtë viteve burg, njoftoi sot avokati i tij Farid al-Deeb.
Drejtësia egjiptiane kishte vendosur në fillim të muajit të lironte Mubarakun, 88 vjeç, pas shfajësimit nga gjykata e Lartë për vdekjen e manifestuesve në vitin 2011 gjatë revoltës që solli edhe rrëzimin e qeverisë së tij.
Megjithatë, drejtësia urdhëroi sot rihapjen e një hetimi për korrupsion kundër ish-presidentit.