“Të lindësh në luftë”, fotot shokuese të fëmijëve të rritur në vendet e konfliktit

597
Këto foto zemërthyese nxjerrin në pah efektin shkatërrues të konflikteve botërore tek fëmijët e pafajshëm përgjatë vitit 2017.
UNICEF ka paralajmëruar sot se fëmijët janë sulmuar në mënyra tronditëse gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa grupet e konflikteve i kanë shkelur me këmbë ligjet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur të vegjëlit.
Foshnje të porsalindura, të cilët nuk kanë arritur ende të ecin me këmbët e tyre, janë bërë objektiva në vijën e frontit, të përdorura si mburoja njerëzore, janë vrarë apo rekrutuar për të luftuar, tha organizata humanitare.
Përdhunime, martesa të detyruara, rrëmbime e skllavërime janë kthyer në taktika standarte në konfliktet e zhvilluara nga Iraku, Siria dhe Jemeni, e deri tek Nigeria, Sudani Jugor apo Mianmar.
Në disa kontekste, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste përjetojnë abuzime të shumta, derisa shpëtohen nga forcat e sigurisë.
Miliona fëmijë po paguajnë një çmim indirekt për këto konflikte, duke vuajtur nga kequshqyerja, sëmundjet apo traumat nga gjërat që shohin.
Drejtori i Programeve të Emergjencave të UNICEF-it, Manuel Fontaine tha: “Fëmijët janë kthyer në shënjestër dhe janë ekspozuar ndaj sulmeve dhe dhunës brutale në shtëpitë, shkollat apo parqet e tyre të lojërave. Një brutalitet i tillë është po shndërrohet në jetesë më se normale për to, dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”.
Sigal