Edhe tenisti Rafael Nadal në rrugë për të pastruar Majorkën

524
Spanish tennis player Rafael Nadal works with residents to clear the mud from their houses after flooding in Sant Llorenc, 60 kilometers (40 miles) east of Mallorca's capital, Palma, Spain, Wednesday, Oct. 10, 2018. Torrential rainstorms that caused flash flooding of water and mud on the Spanish island of Mallorca killed at least nine people, authorities said on Wednesday. (ANSA/AP Photo/Francisco Ubilla) [CopyrightNotice: Copyright 2018 The Associated Press. All rights reserved.]
Sigal

Edhe tenisti Rafael Nadal i është bashkuar banorëve të Sant Lorenc des Cardassar, në Majorka, për të ndihmuar në pastrimin e shtëpive dhe rrugëve pas shirave të furishëm dhe përmbytjeve të mëdha shkatërruese në pjesën lindore të ishullit, që shkaktuan vdekjen e dhjetë personave.

I humbur rezulton ende një fëmijë pesë vjeçar teksa janë më shumë se 200 të mbetur në qendrat e emergjencës.

Në një video të shpërndarë nga El Pais telekamerat kanë filmuar sportistin e famshëm që ndihmon së bashku me vullnetarët e tjerë për të pastruar dhe ndihmuar banorët e qytetit.

Pas përmbytjeve, Nadal ka vënë në dispozicion edhe strukturën e qendrës së tij sportive për ata që kanë mbetur pa shtëpi. Rreth 50 njerëz qëndrojnë aty.