E rëndë/ Përdhunuan dhe më pas e vranë me thikë minorenin, ekzekutohen në publik 2 autorët

570
Sigal

Jemeni ka ekzekutuar dy burra për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar duke i qëlluar ato në publik.

Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, u dënuan për përdhunim dhe vrasjen e një djali të quajtur Mohamed Saad në maj të vitit të kaluar.

Qindra vetë u mblodhën në qytetin portual të Adenit të enjten për të parë burrat që u qëlluan për vdekje para turmës së gjunjëzuar.

Djali kishte luajtur pranë një shtëpie ku njëri prej tyre jetonte, kur ata e morën me dhunë brenda shtëpisë dhe e përdhunuan.

Pas përdhunimit, ata nuk mundën ti ndalonin thirrjet e fëmijës, i cili lutej për ndihmë, kështu që njëri prej tyre mori një thikë dhe i preu fytin, sipas dokumenteve të gjykatës.

Një grua 33-vjeçare gjithashtu është dënuar me vdekje pasi ka ndihmuar Refat-in dhe Khaled-in të fshehin trupin e djalit. Por ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë.

Jemeni ka një nga normat më të larta të ekzekutimit për frymë në botë, dhe vrasja me armë zjarri është metoda më e zakonshme.

Një numër i madh i krimeve dënohen me vdekje, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe terrorizmin.