E droguar dhe me HIV, dënohet përjetë grekja që theri shqiptarin, baba i dy fëmijëve

63

Është dënuar me burg përjete 26 vjeçarja greke që vrau me thikë 35 vjeçarin shqiptar Valton Loka, një vit më parë në ishullin e Kretës.

Gjyakata vendosi këtë të martë për dënimin e grekes, një e droguar e sëmurë me HIV/AIDS. Gjatë gjyqit të saj, e pranishme ishte dhe gruaja e shqiptarit, e cila tashmë jeton në Gjermani së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

“Ajo vrau 4 vetë, burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë. Përse shteti nuk më mbrojti atë ditë? As gjykatat, as policia, as spitali…Askush nga institucionet përkatëse nuk funksiononte siç duhej”, tha e përlotur e veja e 35-vjeçarit shqiptar.

Në një moment gjatë seancës gjyqësore, e reja greke ka tentuar të sulmojë fizikisht të venë e Valton Lokës, por oficerët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Ngjarja

Valton Loka iu qëllua më 11 nëntor të vitit 2017 nga 26 vjeçarja. Njgarja ndodhi një ditë pasi e reja ishte lënë e lirë nga gjykata, pasi akuzohej për grabitje. E reja gjatë natës së krimit kishte qenë në spital pasi kishte tentuar të vriste veten. Të bërtiturat e saj në shtëpi janë dëgjuar nga fqinjët t cilët kanë lajmëruar policinë. Një ambulancë e ka çuar të renë në spital e më pas ajo është kthyer në shtëpi.

Mëngjesin e ditës tjetër, 26 vjeçarja greke i doli përpara makinës së shqiptarit dhe i kërkoi atij ndihmë. Në atë moment dhe pa asnjë arsye, e reja e goditi me thikë në zemër shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend. Goditjen babai i dy fëmijëve e mori pranë zemrës