Dramë e përgjakshme: Burri “masakron” gruan me thikë

470
Dramë e përgjakshme familjare ka ndodhur dje rreth orës 18 e 20 në një shtëpi në rrugën Gvadallahara në Shuto Orizare, në pronësi të SH.B. (65). Në shtëpi banonte përkohësisht S.B. (23) dhe tre fëmijët e saj të mitur, transmeton Tetova News.

MPB njofton se dje pasdite, në shtëpi erdhi bashkëshorti i saj R.B. (26) dhe pas një sherri ai e goditi me thikë duke i shkaktuar plagë të thellë në shpinë.

“Pasi S.B. arriti të dalë në oborr, ai e rrëzoi në tokë duke e goditur përsë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në gjoks. S.B. është transferuar në Qendrën e Urgjencave në Shkup, ku u konstatuan plagë të rënda trupore dhe u shtrua për hospitalizim të mëtejshëm.

Ekipet e policicë kryen inspektim në vendin e ngjarjes, kurse R.B u arrestua dhe po merren masat për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Sigal