Dhuna në Kuvendin e Kosovës, reagojnë SHBA dhe BE

511
Situata e krijuar këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Kosovës nxiti reagimet e ambasadave të huaja dhe institucioneve të tjera në Prishtinë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dënoi dhunën në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se armët nuk kanë vend në parlamente. Në një reagim për mediat thuhet se, sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit, nga radhët e opozitës, e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët e tjerë të Kuvendit, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada amerikane, është tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës.
“Kjo nuk është demokraci, por është pengim i procesit demokratik”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane. Më tej, SHBA-të kërkuan nga opozita të heqë dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit, për të avancuar interesat e popullit të Kosovës.
Edhe Brukseli ka bërë thirrje ndaj partive opozitare në Kosovë, për të respektuar parimet themelore të demokracisë dhe për të lejuar një debat të lirë dhe të hapur në Kuvend, mbi të gjitha çështjet me ndikim për vendin, në përputhje me procedurat.
Sigal