Dhjetëra viktima në Iran pas helmimit me alkool

449
Sigal

Së paku 24 persona kanë vdekur në Iran në disa incidente të ndara, pas konsumimit të alkoolit, raportojnë mediat iraniane.

Numri më i madh i vdekjeve u shënua në Bandar Abas, ku u shënuan 16 viktima.

“Numri i personave të hospitalizuar nga helmimi me alkool ka arritur në 168, ndërsa 16 nga ta ndërruan jetë dhe 8 prej tyre janë në gjendje kritike”, deklaroi zëdhënësja, Fatemeh Norouzian.

Shefi i Policisë së rajonit Bandar Abas, tha se një cift është arrestuar mbi dyshimet për prodhimin e këtij lloj alkooli.

Që nga revolucioni i vitit 1979, alkooli ka qenë i ndaluar në Iran dhe i dënuar me gjobë.

Por, iranianët vazhdojnë të konsumojnë alkool të prodhuar në kushte shtëpie si dhe ato në tregun e zi.

Që nga viti 2014, Irani ka hapur qendrat e rehabilitimit për personat e varur nga alkooli.