Deputetja Donika Kadaj-Bujupi: Do t’i përsëris veprimet që bëra, nëse është e nevojshme

417
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është kthyer në shtëpi pasditen e së mërkurës, pas tri javësh qëndrim në burgun e Lipjanit. Ajo ka deklaruar se nëse është e nevojshme do t`i përsërisë veprimet e saj, për të cilat u arrestua, vetëm për të mos e lejuar themelimin e Asociacionit dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kadaj-Bujupi u arrestua më 18 nëntor, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës. Masën prej 30 ditësh paraburgim, Shefja e grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që nga sot, do ta vazhdojë në shtëpi, pasi gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Sigal